OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës 'në gjunjë' dhe drejt kolapsit total

Sistemi shëndetësor i Gazës është “në gjunjë” dhe afër kolapsit total, ka deklaruar në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Të martën, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah e ka akuzuar ushtrinë izraelite se e ka vënë vënë nën rrethim spitalin Kamal Adwan.

Në deklaratat e mëparshme, Izraeli zyrtar kishte thënë se e ka shënjestëruar infrastrukturën e Hamasit në rripin e Gazas.

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht në rrip, ndërkohë që 19 sosh kanë dalë jashtë shërbimit, ka deklaruar tutje shefi i OBSH-së.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai Al-Kaila ka thënë të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti i ka tejkaluar 216% në spitalet në jug./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala