OBSH paralajmëron për ‘prirje shqetësuese’ të sëmundjeve në Gaza

Rripi i Gazës përballet me një rrezik të shtuar të përhapjes së sëmundjeve për shkak të bombardimeve ajrore izraelite që e prishur sistemin shëndetësor, dhe qasjen në ujë të pastër dhe kanë bërë që njerëzit të grumbullohen në strehimore, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, të mërkurën.

OBSH thotë se mungesa e karburantit në enklavën me popullsi të dendur ka shkaktuar mbylljen e impianteve të shkripëzimit, gjë që rriti rrezikun e infeksioneve bakteriale si përhapja e diarresë.

Sipas OBSH, më shumë se 33,551 raste të diarresë janë raportuar që nga mesi i tetorit, pjesa më e madhe e të cilave në mesin e fëmijëve nën pesë vjeç duke shtuar se numri i fëmijëve të prekur shënoi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një mesatare prej 2,000 rastesh mujore në atë grupmoshë përgjatë viteve 2021 dhe 2022.

Mungesa e karburantit e ka penguar gjithashtu mbledhjen e mbetjeve të ngurta, për të cilat OBSH thotë se e ka krijuar një “mjedis të favorshëm për përhapjen e shpejtë dhe të përhapur të insekteve, brejtësve që mund të bartin dhe transitojnë sëmundje”.

Sipas OBSH, është  “pothuajse e pamundur” që institucionet shëndetësore të ruajne masat bazë të parandalimit të infeksionit, duke e rritur rrezikun e infeksionit të shkaktuar nga trauma, operacioni dhe lindja e fëmijëve.

“Aktivitetet e ndërprera të vaksinimit rutinë, si dhe mungesa e ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse, rrisin më tej rrezikun e përhapjes së përshpejtuar të sëmundjes”- paralajmëron OBSH./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala