Ilustrim

Nxori thikën dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë më 25.03.2024, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.

Sipas Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar dhe kishte ekspozuar një thikë.

Policia thotë se thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.