Numri i të infektuarve në Prizren, arrin në 36

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 191 mostra të testuar gjatë ditës së sotme, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e rritur numrin e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në 604.

Ndërsa në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar dy raste gjatë ditës së sotme, duke e rritur numrit e të infektuarve në këtë komunë në 36.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga virusi COVID-19 në Kosovë janë shëruar edhe pesë persona, duke e rritur numrin e të shëruarve në 128, ndërsa 16 kanë vdekur.

6 të infektuar me COVID-19, 5 të shëruar

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.536.654 raste të COVID-19 dhe 175.759 raste të vdekjes.