Arkiv

Nuk kalon projektligji për vlerat e UÇK-së

Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nuk ka arritur të kalojë sot në Kuvend.

Votimi në parim i këtij ligji ishte pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme.

Në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, jo mjaftueshëm për të kaluar në parim ky projektligj.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kumtuar rezultatin e votimit.

“Në total morën pjesë 36 deputetë, 35 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim”, tha Osmani.

Në votim të këtij projekt ligji nuk morën pjesë deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të LDK-së.

Por, atë e votuan deputetet e PDK-së por në pamjet nga Kuvendi u panë që për votuan edhe shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.