Nju-Jorku do të mbyllë shkollat në zonat me raste të shumta të coronavirusit

Guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, ka urdhëruar sot mbylljen e shkollave në disa zona që janë të ekspozuara shumë ndaj coronavirusit.

Sipas Reuters, bëhet fjalë sidomos për lagjent Brooklyn e Queens, e madje edhe në vetë Nju-Jorkun.

Masa do të hyjë në fuqi të martën.

Vendimi vjen pas rekomandimeve të prefektit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio, dhe përfshin 11 lagje ku shkalla e pozitivitetit me coronavirus është mbi 3 për qind që prej shtatë ditë radhazi.

“Nuk do ta këshilloj ose t’i kërkoj një familjeje të Nju-Jorkut të dërgojë fëmijën në një shkollë ku unë nuk do ta çoj timin”, ka komentuar Andrew Cuomo gjatë një konference për shtyp, raporton Reuters.