Ilustrim

Kaçanik, iniciohet rasti ndaj një personi për bashkëjetesë me të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kaçanik një vajzë e mitur është shtrirë në spital në gjinekologji.

Më pas ajo ka deklaruar se para moshës 16-vjeçare është duke bashkëjetuar me një burrë.

Sipas Policisë së Kosovës, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të dielën me 25 shtator rreth orës 02:40.