Një qytetar në Gjilan shërohet nga CoVid-19, 33 mostra tjera dalin negative

Gjilani është njëri nga qytetet më të prekura në Kosova nga coronavirusi, mirëpo sot njëri nga të infektuarit ka dalë negativ dhe llogaritet si i shëruar.

Poashtu në Gjilan sot janë marrë 33 mostra nga personat e dyshuar, mirëpo të gjithë kanë dal negativ.

“Sot, nga 33 mostrat nga Gjilani, që përfshinë ekipin shëndetësor dhe qytetarët e Zhegrës e Vrapçiqit, që të gjithë kanë rezultuat negativë me Covid-19”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Lajmi tjetër i mirë mirë është se edhe A.H. nga Zhegra që para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv, nga testi i sotëm ka dalë negativ dhe llogaritet i shëruar”, ka shkruar tutje i pari i Gjilanit.

Në fshatin Vrapçiq të Gjilanit, familja Shaqiri numëron 13 persona të infektuar.