Rastet e konfirmuara me coronavirus, janë nga fshati Vrapçiq i Gjilanit

26 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus para pak minutash.

11 nga rastet e konfirmuara janë në Komunën e Gjilanit kështu ka njoftuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

KALLXO.com mëson se 11 personat e konfirmuar janë raste kontakti me pacientin zero në fshatin Vrapçiq të Komunës së Gjilanit.

Gruaja 36 vjeçare e këtij fshati e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë pas analizave që i ishin bërë, kishte ardhur nga Gjermania dy javë më parë.

Asaj i kishin filluar simptomat e para të coronavirusit ndërsa pas marrjes së mostrave e njëjta kishte rezultuar pozitive.

Në Gjilan brenda 3 ditëve 14 persona kanë dalë pozitiv me coronavirus.

Njëri nga 14 të prekurit është nga fshati Zhegër i Komunës së Gjilanit.

Numri total i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 61.