Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një person tenton të godasë me veturë zyrtarin policor në Mitrovicë të Veriut - Dëmton veturën e Policisë

Një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor në Mitrovicë të Veriut.

Zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I dyshuari gjatë tentimit që të godasë zyrtarin policor e ka godit veturën e Policisë.

Ky rast po hetohet dhe është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.