Një i vdekur e tri të lënduara në aksident trafiku në Grabanicë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa tri gra kanë pësuar lëndime.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, kur është raportuar se i dyshuari derisa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një veturë, e cila drejtohej nga një grua.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tri gra, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe prokurori.

Një webfaqe në facebook “Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë”, e cila kishte intervenuar në rast ka postuar edhe fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet gjendja e veturave të aksidentuara.