Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Një rast i rëndë ka ndodhur në tregun e qytetit të Mitrovicës, ku dyshohet se ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur në tregun e Mitrovicës i cili nuk është larg qendrës së qytetit.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Mitrovicës, por deri tani nuk ka qenë i qasshëm.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.