CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 2,943 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 11,563 testime, 2,943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Derisa, është shënuar një rast i vdekjes me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,737,417 doza të vaksinës, prej tyre 799,939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu, deri më sot janë dhënë 44,143 doza përforëcuese dhe 4,813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 12,396.