Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit një person me COVID-19 ka vdekur, 11 persona kanë rezultuar pozitiv nga 2,660 mostra të marrura në terren si dhe 109 persona janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Deri më tani në Kosovë janë 107,544 qytetarë të infektuar me coronavirus, 2,248 kanë vdekur dhe 104,563 janë shëruar.

Numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 në nivel vendi aktualisht është 733.

Sipas të dhënave të fundit nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve 3,730 qytetarë janë vaksinuar, e që në total nga fillimi i vaksinimit kundër COVID19, numri ka arritur në 90,217 persona. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.