Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i arrestuar në Prizren për pengim të personit zyrtar

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka respektuar urdhërat e zyrtarëve policor.

Sipas njoftimit, te rasti ka ardhur pasi i dyshuari ishte duke hedhur mbeturinga nga një kamionetë dhe policia i ka shqiptuar gjobë.

Është konsultuar prokurori dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.