Nis vaksinimi kundër COVID-19 në Serbi, Ana Bërnabiq vaksinohet e para

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka qenë e para që ka marrë vaksinën anti-COVID në Serbi, raporton RTS.

Ajo është vaksinuar sot ndërsa fillimin e vaksinimit e ka cilësuar si “ditë të madhe për Serbinë”.

Ajo në prani të kamerave e ka marrë vaksinën e Pfizer në Institutin për Virologji.