Nis fushata për mbledhje të donacioneve për qasje në arsim të fëmijëve rom, ashkali e egjiptas në Kosovë

Nën titullin ‘Ndihmoni nxënësit dhe studentët rom, ashkali dhe egjiptas për të marrë një çasje të drejtë në edukim në krizën e COVID-19’, është hapur një fondacion online për grumbullim të parave.

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, ndër grupet me të cënueshme në Kosovë, janë ndikuar në shkallë të lartë nga pandmeia e koronavirusit. Të tre këto komunitete varen më së shumti nga punë jo formale. Për shkak të situatës dhe masave të vëna, ata nuk kanë qenë në gjendje që të punojnë dhe fitojnë për familjet e tyre.

Nxënësit dhe studentët janë prekur edhe më shumë nga pandemia, pasi nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë dhe edukimi online është i mangët.

Me numrin në rritje të rasteve dhe situatën e cila nuk po përmirësohet, është më se e qartë që mësimi online do vazhdojë edhe në vitin e ri shkollor.

Në këtë rast, organizatës ‘Roma Versitas Kosovo (RVK) do ju duhet ndihmë për tu siguruar se çdo student do jetë në gjendje në ndjekë mësimin online. Kjo është më se e nevojshme pasi shumë prej tyre nuk posedojnë kompjuterë për të ndjekur mësimet.

Organizata po bënë thirrje për donacine të cilat sipas tyre do përdorën për blerje të së paku 30 laptopëve ose tabletëve me të cilët nxënësit dhe studentët do ndjekin mësimin online.

Organizata RVK së bashku me GAIA Kosovo ka dorëzuar mjete higjienike në më shumë se 100 familje gjatë muajve Prill dhe Maj 2020, dhe më shumë se 500 njerëz të kenë çasje në mjete bazike si maska dhe dorëza.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë organizatën në mbledhje të fondeve klikoni këtu