Ngjarjet e Ditës së Premte, 13.04.2018

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci raporton para Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018 në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, klubet sportive dhe bizneset gjilanase. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Coca-Cola HBC Kosova fillon me programin më të ri “Coca-Cola përkrah Rininë”. (Ndërtesa e ICK-së, ora 10:00)

Ministria e Infrastrukturës do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”. (Kabineti i ministrit, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë. (Selia qendrore të LDK-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 11:00)

Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve për veprën penale transportimi i narkotikëve të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogramëve. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mbanë konferencë, ku paraqiten propozimet për luftën kundër korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë organizon diskutimin e hapur publik për draft-udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Organizohet tubim përkujtimor në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi. (Fshati Krushë e Madhe, Rahovec, ora 12:00)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bën homazhe tek varrezat e martirëve në Llashticë. (Ora 12:30)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, viziton komunën e Mitrovicës. (Komuna e Mitrovicës, ora 13:00)