
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet i dyshuari
23.1.2023 - 11:03
Një burrë është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Ngacmim”.
Siç është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari në vazhdimësi qe një kohë të gjatë ka ngacmuar viktimën.
Ngjarja në Polici është paraqitur në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:30.
Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.