Nga nesër hapet thirrja për aplikim për tre anëtarë të KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave ka hapur thirrjen për aplikim për tre anëtarë të ri në këtë institucion, dy nga komuniteti shqiptarë dhe një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

KPM ka bërë të ditur se nominimet për anëtarë të KPM mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar në Kosovë.

Thirrja do të jetë e hapur nga nesër deri më 27 gusht.

Informatat lidhur me proceduarat për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni KËTU.

Njoftimi i plotë i KPM-së:

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bën ftesë publike për nominime për tre (3) anëtarë të KPM-së: dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 13 gusht 2021 deri më 27 gusht  2021, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në [email protected].

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

  • emailit në: [email protected];
  • telefonit në numrin kontaktues: 038 245 031, si dhe
  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit gusht kishte dështuar të zgjedh tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Dështon zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave