Nga këto komuna të Kosovës janë 47 rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 47 raste.

Sipas njoftimit më së shumti raste janë nga komuna e Prishtinës, 18 raste.

Ndërsa nga komunat tjera janë si në vijim: komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste,  komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Sot më 22 qershor 2020,  janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese