Ilustrim - Shkolla Fillore, "Xhemajl Mustafa", Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Nga java e ardhshme mësimi në shkollat e Malishevës me orar të plotë, në përjashtim të Gjimnazit

Komuna e Malishevës ka njoftuar se që nga java e ardhshme mësimi nëpër shkollat e kësaj komune do të zhvillohet me orar të plotë, në përjashtim të Gjimanzit “ Hamdi Berisha”, ku mësimi do të zhvillohet me me gjysmë orari psi që numri i nxënësve është më i lartë.

“Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme, në të gjitha shkollat mësimi do të mbahet me orar të plotë, por ora mësimore do të zgjatë 30 minuta, ndërsa në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, do të vazhdohet me skenarin B, pasi numri i nxënësve gjimnazist është shumë i madh”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, thuhet se në deri më tani është vetëm një mësimdhënës i infektuar me coronavirus.

Drejtoria për këtë rast ka vepruar sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse.

Edhe në komunën e Suharekës aktualisht është një mësimdhënës i infektuar me SARS-CoV-2.

Faza e parë e mësimit nëpër shkolla ka filluar më 14 shtator ndërsa faza e dytë ka filluar më 21 shtator.

Për shkak të pandemisë me COVID-19 më 12 mars të gjitha shkollat në nivel vendi janë mbyllur, ndërsa më 23 mars mësimi filloi të zhvillohet përmes platformave online.