Nga 102 pacientët me COVID-19 të shtrirë në spitale, 5 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar se 102 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.

Nga 102 pacientët, 66 janë duke u trajtuar me oksigjen ndërsa pesë të tjerë janë në mjekim intensiv dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

ShSKUK ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 23 pacientë, në Klinikën Infektive II (Mjekësinë Sportive) tetë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 19 pacientë post- COVID-19, në mjekim intensiv në Klinikën Infektive 3 pacientë.

Në anën tjetër të dhëna janë dhënë edhe për spitalet e përgjithshme nëpër qytetet e Kosovës. Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 11 pacientë, në Spitalin e Gjakovës katër pacientë, në Spitalin e Gjilani 11 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës nëntë pacientë, në Spitalin e Ferizajt 14 pacientë.