Nënshkruhet marrëveshja me SHBA-të 'kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga një takim me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas takimit, presidentja e vendit tha fillimisht se vizita e nënsekretares Allen simbolizon jo vetëm që simbolizon partneritetin e “palëkundur” mes dy vendëve, por edhe përkushtimin e ndërsjelltë për bashkëpunim në luftimin e “sfidave të përbashkëta”.

“E veçanta e raporteve tona me ShBA-të qëndron jo vetëm në faktin se aleanca jonë e përjetshme është vulosur nga trimufi i përbashkët përballë forcave dashakeqe por edhe për faktin se kjo aleanca forcohet dhe zgjerohet në vazhdimësi me qëllim të përballjes së sukseshëm me sfidat me të reja globale. Andaj edhe vizita e sekretaren Allen simbolizon jo vetëm partneritetin e palëkundur të Kosovës me ShBA-të por dëshmon edhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta, kjo mbështetje po vazhdon edhe sot” – tha ajo më 19.05.2024.

Ndërlidhur me marrëveshjen e sapo nënshkruar, Osmani u shpreh e lumtur pasi në këtë mënyrë, tha ajo, “bashkojmë forca kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Sepse siç theksoi ajo, dezinformata dhe sulmet kibernetike janë bërë pjesë e pandashme e luftes hibride.

“Kjo marrëveshje që nënshkruam sot është dëshmi e përkushtimit  të mëtejmë të raporteve ndërmjet dy shteteve tona. Pra, jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam një marrëveshje, në mënyrë që të bashkojmë forca kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Fushat dezinformuese paraqesin kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës”

“Këto fushata duan të cenojnë demokracinë e vendeve tona. Dezinformata dhe sulmet kibernetike janë bërë pjesë e pandashme e luftes hibride të forcave dashakeqe.. Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga nga këto sulme që sa vijnë  e intesifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizim të rajonit tonë” – tha Osmani.