Nën tingujt e "Moj e bukura More", Ylfete Fanaj zgjedhet kryetare e Parlamentit të Lucernit

Këshilli Kantonal i Lucernit ka zgjedhur Ylfete Fanaj kryetare të këtij këshilli për vitin 2020/2021, njofton Kantoni i Lucernit në webfaqen zyrtare.

Nën tingujt e këngës arbëreshe“Moj e Bukura More” të interpretuar nga një këngëtare zvicerane Fanaj u zgjodh kryetare e këtij institucioni të lartë zviceran.

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat edhe pse se jam me prejardhje të huaj. Faleminderit shumë”, u shpreh Fanaj në gjuhën shqipe.

Ndërsa, si shenjë nderimi për zgjedhjen e Fanaj të këtë pozitë, asaj iu dhurua një pikturë e artistit shqiptaro-zviceran Samedin Asllani.