Foto: KALLXO.com

Në Zubin Potok dëmtohet sërish kabllo optike e Policisë së Kosovës

Ditëve të fundit sërish është prerë kabllo optike, e cila është vendosur përmes Zubin Potokut deri në pikën kufitare në Bërnjak.

Kjo kabllo optike është vendosur nga Policia e Kosovës dhe qëllimi është komunikimi pa ndërprerje mes zyrtarëve të institucionit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se çështja është rregulluar dhe shërbimi i komunikimit është duke funksionuar.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me këtë rast. Ditë më parë është dëmtuar kabllo optike në Zubin Potok” – tha Kelani për KALLXO.com.

Siç mëson KALLXO.com, kabllo është dëmtuar tre ditë më parë nga persona të panjohur.

Kjo nuk është hera e parë që kabllo optike e Policisë së Kosovës dëmtohet nga persona të panjohur.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse ndonjë person i cili ka dëmtuar kabllon është identifikuar.