Në zonën ku shpejtësia e lejuar është 60 km/h voziti 150 km/h, kjo është gjoba ndaj shoferit kundërvajtës

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj, në fshatin Prelez i Jerlive, ka ndaluar shoferin Z.G., 47-vjeçar, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

Sipas Policisë, në zonën e kufizimit 60 km/h shoferi është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësië 150 km/h.

Policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patent shoferit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bën thirrje shoferëve të automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit sepse veprimet sikur të shoferit të ndëshkuar sot rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe që për çdo kundërvajtje ta njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e secilit denoncues do të ruhen në konfidencialitet të plotë.