Ilustrim

Në vendin e punës, nën kërcënimin e armës ia grabitin 400 euro

Një person nga Peja ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës sa ishte në vendin e punës një person nën kërcënimin e armës ia ka grabitur 400 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë.

Policia ka njoftuar se personi ishte i maskuar dhe i panjohur për viktimën.

Viktima kishte treguar se pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.