FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Në Prishtinë protestohet kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist

Edhe për këtë 8 mars, njëjtë si viteve të kaluara  marshohet në rrugët e kryeqytetit për të drejtat e grave.

Këtë vit po manifestohet nën thirrjen “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.

FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

“Sikundër çdo 8 mars, edhe këtë vit ne organizohemi në protestë kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist, heteronormativ, transfob e racist. Bashkë marshojmë e revoltohemi meqë refuzojmë t’i dorëzohemi një sistemi i cili dhunon e vret vajza e gra cis e trans” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se këtë vit nga marshuesit do të denoncohet dhuna e gjinizuar në shumëdimensionalitetin e saj.

“Duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfëra” – vazhdohet tutje.

Këtë vit marshi në Prishtinë është thënë se do t’i ketë tri pikëtakime kryesore.

Nga ora 10:00 është thënë se marshuesit do të mblidhen te Pallati i Drejtësisë në Hajvali.

Nga ora 11:20 tek Rrethi i Flamurit dhe nga ora 12:00 tek Sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Gjatë protestës fjalim mbajti edhe Elvedina Hajdari e mbijetuar e dhunës në familje e cila shpalosi historinë e saj.

“Sot kam ardhur këtu për këtë kërkuar drejtësi për gratë pranë institucioneve të drejtësisë që shpesh bëhen bashkë fajtor në dhunën që ushtrohet ndaj nesh. Si e mbijetuar e dhunës në familje prej që kur kam raportuar rastin më 2021, u bën dy vite që po luftoj për drejtësi dhe të drejtat e mia” – tha Hajdari e cila cilësoi se ka neglizhencë të rasteve të tilla nga organet e drejtësisë.

“Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga policia, prokuroria e gjykata. Në polici ka shumë raste që nuk janë hap si neglizhencë e policisë dhe prokurorisë”- u shpreh ajo.

Hajdari tha, se pavarësisht që ish bashkëshorti i saj ishte ngarkuar me vepër penale ai prapë se prapë ishte liruar në procedurë të rregullt.

“Pas raportimit tim ndonëse ish bashkëshorti në vitin 2021 u ngarkua me vepër penale, prokurioria e lironi në procedurë të rregullt. Përsëri dhunuesi shqetësonte edhe pas lirimit në procedurë të rregullt” – shtoi ajo.

FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com