Në Maqedoninë e Veriut regjistrohet rasti i parë me Omicron

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot është regjistruar rasti i parë me variantin Omicron të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe.

“Bëhet fjalë për një riinfeksion, pra pacienti në janar të vitit 2021 ka kaluar sëmundjen në mënyrë asimptomatike. Pas kalimit të sëmundjes, pacienti ka pranuar dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë ka marrë test pozitiv ndaj Covid-19 para dy dite, pas çka është konfirmuar se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut./21Media