Në Klinikën e Kadiokirurgjisë në QKUK realizohet për herë të parë operimi ‘REDO’

Operimi ‘REDO’ është kryer për herë të parë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është realizuar me sukses operimi “REDO” i zëvendësimit të valvulave aortale dhe mitrale”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas njoftimit, 58 vjecarja e cila është operuar sot kishte probleme të mëdha të frymëzënies dhe kufizimit të aktiviteteve ditore.

Një intervenimi të tillë ajo ishte nënshktruar në vitin 2005 jashtë Kosovës, me udhëzim të mjekëve pacientja është liruar për në shtëpi dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.