Në Infektivë, pacientët të rrezikuar nga uji që pikon nga tavani

Klinika Infektive e QKUK-së ka trajtuar numrin më të madh të të infektuarve me coronavirus në Kosovë.

Megjithatë, kjo Klinikë po përballet me probleme infrastrukturore.

Një qytetare ka treguar për përvojën e saj të hidhur në këtë Klinikë në kohën sa ka qenë me nënën e saj të infektuar.

Shqipe Vuqiterna ka treguar se në dhomën ku ka qëndruar nëna e saj pikonte uji nga tavani dhe në dysheme ishte mbledhur uji, duke rrezikuar atë, nënën e saj dhe pacientë të tjerë, pasi që ishte mundësia shumë e madhe që uji të binte në kontakt me rrymën.

“Kur ka qenë nana në një dhomë ka fillu me piku tavani. Ishte brenda një jave që ka ra shi dhe pikonte nga lart”, rrëfen ajo në emisionin e KALLXO.com.