Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në 17 komuna të Kosovës janë konfirmuar rastet e reja me coronavirus

17 komuna të Kosovës janë përfshirë në listën e të dhënave të fundit sa i përket rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur, se në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 122 pacientë, ndërkaq janë shënuar 70 raste të reja.

Gjatë kësaj kohe, janë shënuar tri vdekje.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 566 raste nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.