Ndeshja me Izraelin, nesër do të jetë i mbyllur parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Parkingu “Dritan Hoxha” në Prishtinë do të jetë i mbyllur nesër për shkak të ndeshjes së futbollit Kosovë – Izrael.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, ndërsa ka udhëzuar qytetarët të bëjnë zgjidhje alternative të parkingut.

Ose, të shfrytëzojnë transportin publik.

Sipas komunës parkingu do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka njoftuar disa herë se ka bërë të gjitha përgatitjet për të ofruar rend dhe siguri në ndeshjen e cila do të zhvillohet gjatë ditës së diele në stadiumin në kryeqytet mes Kosovës dhe Izraelit.

Në njoftim Policia e Kosovës ka treguar edhe se tifozët apo qytetarët që do të shikojnë këtë ndeshje në stadium nuk u lejohet të posedojnë disa mjete e gjëra.

Duke nisur nga mjetet piroteknike, policia ka thënë se gjërat e palejuara janë edhe shihet e qelqit pavarësisht madhësisë, ato të plastikës, pijet alkoolike dhe substanca narkotike, ushqime të llojeve të ndryshme, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çdo mjet tjetër që mund të përdoret si armë.

Çka nuk lejohet që të merrni me vete në ndeshjen futbollistike Kosova- Izrael