Ilustrim

Ndalimi i kriptomonedhës Bitcoin: Këto janë shtete ku kriptomonedha është e kufizuar ose jashtëligjshme

Bitcoin ka qenë i diskutueshëm që nga fillimi i paraqitjes së tij në vitin 2009, siç kanë qenë kriptovalutat pasuese që pasuan në vazhdën e tij.

Ndërkohë që kritikohet gjerësisht për paqëndrueshmërinë e tij, përdorimin e tij në transaksione skandaloze dhe për përdorimin e tepruar të energjisë elektrike për ta nxjerrë atë, Bitcoin është duke u parë nga disa, veçanërisht në botën në zhvillim, si një port i sigurt gjatë stuhive ekonomike.

Por ndërsa më shumë njerëz i drejtohen kriptove ose si një investim ose si një mundësi shpëtimi, këto çështje janë shfaqur në një sërë kufizimesh në përdorimin e tyre.

Statusi ligjor i Bitcoin dhe altcoin-ve të tjera (monedha alternative të Bitcoin) ndryshon në mënyrë thelbësore nga vendi në vend, ndërsa në disa, marrëdhënia mbetet për t’u përcaktuar siç duhet ose po ndryshon vazhdimisht.

Ndërsa shumica e vendeve nuk e bëjnë përdorimin e Bitcoin vetë të paligjshëm, statusi i tij si mjet pagese ose si mall ndryshon me implikime të ndryshme rregullatore.

Disa vende kanë vendosur kufizime në mënyrën se si mund të përdoret Bitcoin, me bankat që ndalojnë klientët e saj të bëjnë transaksione me kriptomonedhë. Vende të tjera kanë ndaluar përdorimin e Bitcoin dhe kriptovalutave me dënime të rënda për këdo që bën transaksione kripto.

Këto janë vendet që kanë një marrëdhënie veçanërisht të mbushur me Bitcoin dhe altcoine tjera.

Algjeria

Algjeria aktualisht e ndalon përdorimin e kriptomonedhës pas miratimit të ligjit financiar në vitin 2018 që e bëri të paligjshëm blerjen, shitjen, përdorimin ose mbajtjen e monedhave virtuale.

Bolivia

Ekziston një ndalim i plotë për përdorimin e Bitcoinve në Bolivi që nga viti 2014. Banka Qendrore Boliviane nxori një rezolutë që e ndalonte atë dhe çdo monedhë tjetër që nuk rregullohej nga një vend ose zonë ekonomike.

Një grua kalon pranë një reklam mbi kriptomonedhën Bitcoin në Hong Kong. Foto: Associated Press

Kina

Kina i ka dhënë fund kriptovalutave me intensitet në rritje gjatë vitit 2021. Zyrtarët kinezë kanë lëshuar vazhdimisht paralajmërime për njerëzit e saj që të qëndrojnë larg tregut të aseteve dixhitale dhe kanë goditur rëndë minierat në këtë shtet, si dhe shkëmbimet e monedhave në Kinë dhe jashtë saj.

Më 27 gusht, Yin Youping, Zëvendës Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit Financiar të Bankës Popullore të Kinës (PBoC), iu referua kriptovalutave si pasuri spekulative dhe paralajmëroi njerëzit që ti “mbrojnë xhepat e tyre”.

Përpjekjet për të minuar Bitcoin – një monedhë e decentralizuar jashtë kontrollit të qeverive dhe institucioneve – shihen kryesisht si një përpjekje nga autoritetet kineze për të lëshuar monedhën e tyre elektronike.

PBoC po duket të jetë një nga bankat e para kryesore qendrore në botë që lansoi monedhën e vet dixhitale, dhe duke vepruar kështu do të ishte në gjendje të monitoronte më nga afër transaksionet e njerëzve të saj.

Kolumbia

Në Kolumbi, institucionet financiare nuk lejohen të lehtësojnë transaksionet me Bitcoin. Superintendencia Financiera paralajmëroi institucionet financiare në vitin 2014 se ata nuk mund të “mbrojnë, investojnë, ndërmjetësojnë ose menaxhojnë operacionet e parave virtuale”.

Egjipti

Dar el-Ifta e Egjiptit, organi kryesor këshillues islamik i vendit, nxori një dekret fetar në vitin 2018, duke i klasifikuar transaksionet me Bitcoin si “haram”, diçka e ndaluar sipas ligjit islam. Ndërsa nuk ishin detyruese, ligjet bankare të Egjiptit u shtrënguan në shtator të vitit 2020 për të parandaluar tregtimin ose promovimin e kriptovalutave pa licencë të Bankës Qendrore.

Indonezia

Në  Banka Indonezia, banka qendrore e vendit, nxori rregullore të reja që ndalojnë përdorimin e kriptovalutave, përfshirë Bitcoin, si mjet pagese nga 1 janari i vitit 2018.

Irani

Bitcoin ka një marrëdhënie komplekse me regjimin iranian. Për të shmangur ndikimin më të keq të sanksioneve ekonomike, Irani është kthyer në praktikën fitimprurëse të minierave të Bitcoin për të financuar importet.

Ndërkohë që Banka Qendrore ndalon tregtimin e kriptovalutave të nxjerra jashtë shtetit, ajo ka inkurajuar minierat e Bitcoin në vend përmes stimujve.

Rreth 4.5 përqind e minierave të Bitcoin në botë zhvillohet në Iran, e cila, sipas firmës analitike të blockchain Elliptic, mund të përbëjë të ardhura prej mbi 1 miliard dollarë (843 milion €).

Në mënyrë që industria e kriptovalutave të lulëzojë, Irani u ka ofruar minatorëve të licencuar energji të lirë, por kërkon që të gjitha kriptot e nxjerra t’i shiten Bankës Qendrore.

Sidoqoftë, minierat e palicencuara shkarkojnë më shumë se 2 Gë nga rrjeti kombëtar çdo ditë, duke shkaktuar mungesa të energjisë.

Për këtë qëllim, autoritetet iraniane lëshuan një ndalim katërmujor të minierave të Bitcoin deri më 22 shtator.

 

Kutitë e makinerive të përdorura në operacionet e minierave të Bitcoin që u konfiskuan nga policia në Nazarabad, Iran. Foto: AP

Nepali

Banka nepaleze,‘Nepal Rastra Bank’ e ka shpallur Bitcoin të paligjshëm që nga gushti i vitit2017.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut është i vetmi vend evropian deri më tani që ka një ndalim zyrtar për kriptovaluta, të tilla si Bitcoin, Ethereum dhe të tjera.

Rusia

Ndërkohë që kriptomonedha nuk është e jashtëligjshme në Rusi, ekziston një konflikt i vazhdueshëm kundër përdorimit të saj.

Rusia miratoi ligjet e saj të para për të rregulluar kriptovalutat në korrik të vitit 2020, të cilat për herë të parë përcaktuan kriptomonedhën si pronë që i nënshtrohet taksimit.

Ligji, i cili hyri në fuqi në janar të këtij viti, gjithashtu ndalon nëpunësit civilë rusë të kenë ndonjë pasuri kriptomonedhash.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka lidhur vazhdimisht kriptomonedhën me aktivitetin kriminal, duke bërë thirrje për vëmendje më të madhe në veçanti në transaksionet kripto-ndërkufitare.

Në korrik, prokurori i përgjithshëm njoftoi legjislacionin e ri të propozuar, i cili do të lejojë policinë të konfiskojë kriptomonedhat që konsiderohen se janë marrë në mënyrë të paligjshme duke iu referuar përdorimit të tij si ryshfet.

Turqia

Shumë në Turqi iu kthyen kriptomonedhës pasi lira turke ra në vlerë. Me disa nga nivelet më të larta të përdorimit kudo në botë, vendimi për e rregullore të reja në Turqi erdhi shpejtë këtë vit pasi inflacioni arriti kulmin në muajin prill.

Më 16 Prill 2021, Banka Qendrore e Republikës së Turqisë nxori një rregullore që ndalon përdorimin e kriptomonedhës përfshirë Bitcoin, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për të paguar për mallra dhe shërbime. Të nesërmen, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkoi më tej dhe nxori një dekret që shkëmben kriptomonedha në një listë të kompanive që i nënshtrohen rregullave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Vietnami

Banka Shtetërore e Vietnamit ka deklaruar se emetimi, furnizimi dhe përdorimi i Bitcoin dhe kriptove të tjera janë të paligjshme si mjet pagese dhe i nënshtrohen dënimit të gjobave që variojnë nga 150 milion VND (5,600 euro) deri në 200 milion VND (7,445 euro) )

Sidoqoftë, qeveria nuk ndalon tregtimin me Bitcoin ose mbajtjen e tyre si pasuri.

 

Linku: https://www.euronews.com/next/2021/08/30/bitcoin-ban-these-are-the-countries-where-crypto-is-restricted-or-illegal2 

 

Pëgratiti: Nuhi Shala – KALLXO