Nagavci i reagon Thaçit për ndejën me shahira në kohë të pandemisë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka reaguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë u shfaq në një ndejë, në kohë të pandemisë, duke mos përfillur rekomandimet dhe vendimet për shkak të COVID-19.

Nagavci e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe i njorues Presidentin.

“Në ditën kur numri i qytetarëve të Kosovës që kanë vdekur nga virusi ka kaluar 365, lajmërohet Presidenti Thaçi. Poston foto nga një odë plot burra e alkohol. Shpërfillës ndaj rekomandimeve, i papërgjegjshëm, injorues”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas saj, Thaçi është shembulli më i keq, model se si nuk duhet sjellur e vepruar.

Megjithkëtë, duke iu referuar zhvuillimeve të djeshme, Nagavci ka thënë se në ditën kur numri i vdekjeve në Kosovë nga coronavirusi ka kaluar 365, presidenti është shfaqur në ndejë.

Por sipas të dhënave zyrtarë të së mërkurës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri  total i vdekjeve ka shkuar në 365.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbrëmë ka treguar se duke marrë pjesë në një ndeje me shahira në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Edhe pse të gjitha tubimet me mbi pesë persona janë të ndaluara me vendim të Qeverisë, presidenti nuk e ka parë problematike që në kohë pandemie dhe pa asnjë marrë mbrojtëse, duke mos respektuar as distancën sociale të marrë pjesë në këtë takim me së paku 15 persona në një ambient të mbyllur.

Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira – FOTO