Kurti takohet me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë është takuar me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin temat e diskutimit të këtij takimi.

“Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik. Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.