Mungesa e qeveritarëve në Kuvend, nuk shqyrtohet raporti i buxhetit për vitin 2019

Në rend të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka qenë edhe shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Por kjo pikë nuk ka mundur të shqyrtohet për shkak të mungesës së qeverisë në seancë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë nuk mund të trajtohet.

“Komisioni për Buxhet dhe transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Ftoj përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës, në fakt nuk është askush nga qeveria që ta paraqes dhe ta arsyetojë raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. Kështu që kjo pikë nuk mund të trajtohet”, tha ajo.

Kuvendi aktualisht është duke e shqyrtuar Raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019.