Muja: Procesi zgjedhor në veri jetik, ka dalje të mirë të qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës është jetik për qytetarët.

Muja gjatë vizitës së tij në njërën nga pikat e votimit në Zveçan tha se në 20 vitet e fundit këto zona nuk ofrohen shërbime normale komunale, andaj procesi është pikë kthese për qytetarët.

“Është proces jetik për qytetarët, kjo zonë në rreth 20 vitet e fundit nuk ofrohen shërbime komunale që nga arsimi fillor, i mesëm i ulët. Zakonisht fshatrat që kanë qenë të banuar me shqiptarë jo vetëm që kanë pas probleme me siguri por edhe me qasje në transport e zhvillim ekonomik. Ky proces është hap i vogël drejt demokracisë në këtë vend sepse në 20 vitet e fundit u pat kriju një far rendi i brishtë ku nga Rudari e këndej është qeveris nga Radojçiqi. Mirëpo që nga viti 2021 e këndej ka pas hezitime nga Lista Serbe dhe strukturat kriminale të saj. Nuk munden nga Rashka të vendosin për fatin e banorëve këtej”- tha Muja.

Deputeti i LVV-së tha se në shumicën e qendrave që ai ka vizituar ka vërejtur një dalje të mirë sipas tij, 40-50 qytetarë.

“I kam vizitu pothuajse të gjitha qendrat në mëngjes kemi fillu me Komunën e Mitrovicës Veriore te Tre Rrokaqiejt, të Kodra e Minatorëve, të Lagjjia e Boshnjakëve, pastaj kemi vazhdu në Bistricë, në Koshtovë dhe Cerajë, Leposaviq dhe këtu. Ajo çfarë kam vërejtë në këto qendra që kam qenë është që diku rreth 40-50 qytetarë kanë dal deri në këtë orë. Duket një dalje e mirë sidomos në këto zona që unë i kam vizitu mirëpo ta shohim edhe në zona të tjera që nuk kam qenë “- deklaroi Muja.

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në katër komunat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor kanë votuar 313 votues, dhe procesi ka kaluar pa asnjë incident.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës