
Moti të mërkurën e të enjten, i vranët dhe me shi
03.3.2020 - 16:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës”, ka njoftuar IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë./21Media