Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti sot në Kosovë, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.”

IHMK thekson se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.