ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar për sot mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes!”, thuhet në njoftimin e Institutit.