Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 09.06.2024, në vend do të mbaj mot me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë ditës do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet  të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes” – thuhet në njoftim.

Rritja e temperaturave do të ndikoi edhe në humbje të sasisë së lagështisë.

“Vlen të ceket se shkalla e avullimeve është e lartë dhe në këto temperatura të larta edhe humbjet e sasisive të lagështisë të cilat u formuan si rezerva gjatë muajit maj janë duke  humbur, mesatarisht 5litra për metër katrorë, gjë që edhe kushtet agrometeorologjike janë duke u keqësuar” – thuhet në fund të njoftimit.