Ilustrim: NASER FEJZA

Moti sot

Mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat mund të sjellin riga lokale shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 – 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.