Moti

Moti

Moti për sot i vranët, me shi e fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me riga shiu dhe fjolla bore.

Gjithashtu sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius.

Ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të jenë ndërmjet 2 deri në 5 gradë celsius.