Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti në vikend

Moti gjatë ditës së sotme dhe nesër parashihet të jetë me diell dhe pjesërisht me disa vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perendimore dhe veriperendimore të vendit,kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrefesh.

Të dielen parashihet mot kryesisht i ngjajshëm , por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.