
Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com
Moti për sot
07.5.2023 - 08:17
Mbi vendin tonë për sot është parashikuar të ketë mot të ngrohtë dhe me diell.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
“Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore priten rrebeshe të shkurta shiu me ndonjë bubullimë” – thuhet në njoftim.