Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Sipas njoftimit, mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

“Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.