Moti, Prishtinë Foto: Kallxo.com

Moti për sot

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i ftoht dhe me vranësira mesatare.

Gjatë mëngjesit mjegull dhe ngrica vende-vende.

Erë e dobët dhe mesatare, në drejtim të lindjes herë pas here e fortë, perëndimore dhe veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit nga minus 8 në juglindje deri në minus tre në veri dhe lindje, më e larta ditore deri në tri gradë Celsius, njofton IHMK.