Moti në dy ditët e ardhshme, me diell dhe pjesërisht i vranët

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdojë të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, vranësirat ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj IMHK këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17.